Ja pse hesht federata karshi Xhevdet Pecit

Boksi

Ja pse hesht federata karshi Xhevdet Pecit

Nga: K.Goca Më: 20 maj 2021 Në ora: 19:41
Ja pse hesht federata karshi Xhevdet Pecit

Legjenda e boksit të Kosovës, Xhevdet Peci, sa herë që e kritikon Federatën e Boksit të Kosovës, kjo e fundit hesht!

Kritikat e fundit të Pecit për turneun ndërkombëtar “Lah Nimani”, duket se paksa e kanë bërë të mendoj Federatën, se në të ardhmen duhet organizuar një turne me përmasa ashtu siç ka qenë Lahu. 

“Nuk meriton Lah Nimani kësi turneu, kjo është katastrofë. 

Gjynah prej emrit Lah Nimani, më mirë mos me mbajt hiq se kështu me mbajt turneun. 

Ofendim është për Lah Nimanin, të gjithë e dijnë se kush ishte ai. Lah NImani kurrë nuk ka punuar me juniorë. Është turp se si e mbajnë këta turneun për juniorë, për një trajner të madh, që ka qenë komandant suprem me suksese në sportin shqiptar. 

Të mbahet turneu për juniorë për Lah Nimanin është nënvlerësim për një trajner të madh, të kalibrit botëror”, këto ishin kritikat e Pecit.

Megjithatë, zyra e federatës ka zgjedhur heshtjen dhe sigurisht, se do të shikojë edhe këto kritikat e Pecit.  

Sidomos Mehmet Bogujevci, nënkampion i botës, sot është sekretar i përgjithshëm i Federatë së Boksit të Kosovës, nuk ka reaguar në asnjë formë dhe sigurisht se do të shikojë këtë kritikë të Pecit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat