WBC vendos: Fury të ndeshet me Wilder

Boksi

WBC vendos: Fury të ndeshet me Wilder

Më: 22 maj 2021 Në ora: 00:57
Fury vs. Wilder

Federata Ndërkombëtare e Boksit WBC vendosi që kampioni i botës në peshën e rëndë në këtë division, britaniku Tyson Fury, të mbrojë titullin ndaj amerikanit Deontay Wilder.

Ky vendim erdhi pas urdhrit të një gjykate amerikane, e cila mori vendimin që dy boksierët të zhvillojnë një sfidë të tretë mes tyre, duke respektuar kontratën e mëparshme. Sipas mediave amerikane, kjo përballje mes Fury dhe Wilder do të zhvillohet më 25 Korrik në Las Vegas.

Ndërkohë që gjykata ka vendosur si datë maksimale për zhvillimin e kësaj sfide 15 Shtatorin. Nëse Fury refuzon trilogjinë, ai do të gjobitet rëndë. Dy boksierët kanë dueluar edhe dy herë të tjera më herët. Sfida e parë u mbyll në barazim, ndërsa në të dytin Fury fitoi me “KO teknik”, duke i rrëmbyer amerikanit titullin kampion bote.

Tyson Fury dhe Anthony Joshua, kampioni tjetër i botës në peshën e rëndë, kishin rënë dakord për të dueluar më 14 gusht në Arabinë Saudite, por tashmë kjo sfidë do të anulohet. Dy boksierët britanikë tani duhet të presin edhe gjashtë muaj të tjerë. Fury është i pamposhtur në karrierën e tij, me 30 fitore dhe 1 barazim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat