Donjeta Sadiku përgatitet në Bullgari

Boksi

Donjeta Sadiku përgatitet në Bullgari

Më: 26 maj 2021 Në ora: 14:03
Donjeta Sadiku përgatitet në Bullgari

Donjeta Sadiku vazhdon me përgatitjet para garës kualifikuese për Lojërat Olimpike Tokyo 2020, që mbahen prej  4-8 qershor në Paris. 

Në këto përgatitje Donjeta është së bashku me trajneren Marjola Sallauka dhe me boksiere nga Bullgaria, medalisten evropiane dhe botërore Stanimira Petrova, dhe në mbikëqyrjen e trajnerit kampionit olimpik Petar Lesov.

Përgatitje 10 ditore janë të mirëseardhura që të mbaj formën dhe të jetë e gatshme për kualifikimet në Paris, që do t'ia mundësojnë pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike. 

Përgatitjet po bëhen në qendrën sportive  "Diana" në Sofje të Bullgarisë, njofton Federata e Boksit e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat