‘I bëja gjëra neveritëse në shtrat’ – Tyson zbulon se fjeti me këshilltaren e burgut për t’i hequr kohë nga dënimi

Boksi

‘I bëja gjëra neveritëse në shtrat’ – Tyson zbulon se fjeti me këshilltaren e burgut për t’i hequr kohë nga dënimi

Më: 31 maj 2021 Në ora: 15:56
Mike Tyson

Boksieri legjendar, Mike Tyson në mënyrë sensacionale ka potencuar në një intervistë se ka fjetur me këshilltaren e burgut për t’ia ulur dënimin.

‘Njeriu më i keq në planetë’ gjërësisht konsiderohet si një prej boksierëve më të mëdhenjë të të gjitha kohëve.

Mirëpo, jeta e Tysonit jashtë ringut nuk ka qenë asgjë tjetër veç kontraverses. Gjëja që e nënvizon më së miri këtë ndodhi në vitin 1991, kur u arrestua.

Pavarësisht se pretendonte se ishte i pafajshëm, Tyson u dënua me gjashtë vite burg. Ai kaloi më pak se tri vite në qendrën korrektuese në Indiana, para se të lirohej më 1995.

Në një intervistë për ‘VLAD TV’ vitin e kaluar, 54-vjeçari foli për kohën e tij në burg.

”U futa në telashe në gjashtë muajt e parë, duke sharë dhe duke rënë në sy. Dhe pastaj në atë kohë, e kuptova vendin. ‘Hej, e di si ta bëj këtë.’ Gjëra tjetër që bëra është që fillova të takohesha me një prej punonjësve këshilluese dhe ajo më linte të bëja seks me të".

”Kështu që po ecja mirë. Por gjashtë muajt e parë nuk ishte ashtu… Unë isha një nxënës yll në burg.

”Pasi e dreqosa punën me testin GED, fillova të takoesha me këshilltaren, i jepja para dhe i bëja gjëra neveritëse assaj, dhe ajo më la të kaloja testin".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat