Mayweather: Për mua është e lehtë një sfidë ndaj Conorit

Boksi

Mayweather: Për mua është e lehtë një sfidë ndaj Conorit

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 11:56
Mayweather: Për mua është e lehtë një sfidë ndaj Conorit

Teksa përgatitet për duelin “show” të 6 qershorit ndaj Logan Paul, boksieri i pamposhtur amerikan Floyd Mayweather u shpreh se është i gatshëm të zhvillojë një sfidë të dytë ndaj Conor McGregor.

Në duelin e parë, të zhvilluar në vitin 2017, Floyd fitoi me “KO teknik”, një nga sfidat më të ndjekura në histori, që prodhoi gati gjysmë miliardë dollarë.

“Dëgjoni, Conor ka folur shumë budallallëqe kohët e fundit. I drejtohem edhe Conor, nëse është e mundur që kjo sfid të zhvillohet sërish, atëherë jam gati të dueloj sërish ndaj tij.

Për mua është e lehtë një sfidë ndaj Conor dhe jam gati ta zhvilloj revanshin nëse ai dëshiron. Për mua është një duel i lehtë kjo sfidë ndaj McGregor”, u shpreh Mayweather.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat