KB Çair me 8 boksier në Kampionatin e Maqedonisë

Boksi

KB Çair me 8 boksier në Kampionatin e Maqedonisë

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 13:03
KB Çair me 8 boksier në Kampionatin e Maqedonisë

Të shtunën dhe të diellin ne palestrën e parkut në qytetin e Shkupit do të zhvillohet kampionati individual i boksit për kadet, të rinj dhe senior. Këtë aktivitet me padurim po e presin boksierët e KB Çair, klub ky i cili do garoj me tetë boksier në të gjitha kategoritë. Trajnerët Isamedin Abduli dhe Aleksander Arsovski shpresojnë se do të arrijnë rezultate të mira.

“KB Çair garon me 8 bokset në të gjitha konkurrencat, kështu që shpresojmë që të kemi kundërshtar dhe të luftojmë për medaljet. Sa i përket bokserave, edhe pse kemi pas pak vështirësi duke i respektuar gjitha rekomandimet për mbrojtën e shëndetit për shkak pandemisë jemi mundur të zhvillojmë madje edhe përgatitje individuale.

Kjo është edhe arsye se pse nuk do marrim pjesë me më shumë boksier në këtë kampionat. Jemi të përgatitur mirë dhe shpresoj të kemi sa më shumë bokser në finalet”, thonë trajnerat e këtij klubi.

Ngjyrat e KB Çair do ti mbrojnë: Omar Fazli, Omer Abduli, Petar Arsovski, Denis Fazli, Besam Rexhepi, Jasin Lama, Visar Jahiu dhe Enez Palazovski.

Nga ana tjetër, nënkryetari i federatës së boksit të Maqedonisë së veriut, Faton Salihu, tha se gjithçka është gati për të filluar ky aktivitet i rëndësishëm andaj ju uron sportistëve suksese dhe kush është më i miri le të fiton. Cekim se të shtunën luftimet fillojnë në ora 16:00 kurse ndeshjet finale janë të dielën duke filluar në ora 13:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat