Ilir Latifi triumfon dhe shpërthen në lot

Boksi

Ilir Latifi triumfon dhe shpërthen në lot

Nga: Kemajl Goca Më: 6 qershor 2021 Në ora: 01:06
Ilir Latifi triumfon, feston me lot gëzimi

Shqiptari Ilir Latifi ka shënuar fitore kundër kanadezit Tanner Boser.

Përballje interesante dhe pas tre rundeve Latifi u tregua më i mirë se rivali, në duelin e peshave të rënda ne UFC Vegas.

Në rundin e dytë, Latifi pësoi një lëndim në syrin e majtë por fatmirësisht më vonë çdo gjë ishte në rregull dhe në rundin e tretë u tregua jashtëzakonisht i fuqishëm.

Latifi triumfon me vendim të gjyqtarëve dhe shpërthen në lot gëzimi. Dy prej gjyqtarëve ia dhanë pikët Latifit, kurse një Boserit.

Latifi deri më tani ka 15 fitore dhe 8 humbje, derisa kundërshtari i tij ka 19 fitore dhe 7 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat