Trajneri i Mike Tyson konfirmon se ata rikthehen...

Boksi

Trajneri i Mike Tyson konfirmon se ata rikthehen...

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 17:29
Trajneri i Mike Tyson konfirmon se ata rikthehen...

Trajneri i Mike Tyson ka konfirmuar se ata do të rikthehen në ring në muajin shtator.

Legjenda 54-vjeçare bëri rikthimin e tij në boks në nëntor të vitit të kaluar, gjatë përballjes bamirëse me Roy Jones Jr.

Ish kampioni i peshave të rënda do t’i mbush 55 vite në fund të këtij muaji, derisa insiston që të boksojë sërish me ndonjë nga legjendat.

Trajneri i tij, Rafael Cordeiro ka negociuar me për të drejtat televizive, në mënyrë që Iron Mike të ngjitet në ring dhe marrëveshja është shumë afër që një duel të zhvillohet në muajin shtator, Shkruan Telegrami.

Ende nuk dihet nëse do të jetë Lennox Lewis apo Evander Holufield, që do të jetë përballë Tysonit, por që muajin shtator do ta shoh atë sërish brenda ringut.

“Kemi vazhduar me stërvitje. Ai është një atlet dhe gjithmonë stërvitë, godet thasët e boksit në palestër. Mendoj se do të jetë sërish në ring në muajin shtator”, ka thënë ai për MMAFighting.com.

“Nuk e di kush do të jetë kundërshtari i tij, pasi kompania ‘Legends Only League’ është duke punuar në këtë drejtim dhe t’i negociojë të drejtat televizive”.

“Ne jemi duke u stërvitur dhe do të jemi të gatshëm kurdoherë që konfirmohet data për meç”, ka shtuar më tej Cordeiro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat