Federata e Arteve Mikse Marciale organizon Kampionatin e Kosovës

Boksi

Federata e Arteve Mikse Marciale organizon Kampionatin e Kosovës

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 17:12
Federata e Arteve Mikse Marciale organizon Kampionatin e Kosovës

Federata e Arteve Mikse Marciale e Kosovës (FAMMK) ka konfirmuar zyrtarisht mbajtjen e Kampionatit të Kosovës në MMA për kualifikime në Kampionatin Botëror.

Të gjithë të interesuarit dhe dashamirët e arteve mikse marciale tani mund të bëhen pjesë e Kampionatit të Kosovës.

Është vet faqja zyrtare e FAMMK që ka konfirmuar zyrtarisht nisjen e Kampionatit të Kosovës, i cili do të mbahet në Pejë me 27 qershor.

Fituesi i Kampionatit do të kualifikohet për Kampionatin Botëror që mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Kampionati i Kosovës është i hapur për të gjitha moshat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat