Adesanya mbron titullin kampion bote

Boksi

Adesanya mbron titullin kampion bote

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 16:36
Adesanya mbron titullin kampion bote

Nigeriani Israel Adesanya mbrojti titullin kampion bote të peshës së mesme në artet marciale mikse, pas fitores me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj italianit Marvin Vettori, ndeshje e vlefshme për eventin UFC-263, zhvilluar në Las Vegas.

Kjo është fitorja e dytë e Adesanya ndaj Vettori, duke replikuar suksesin e 3 viteve më parë.

Të dy sportistët dueluan fort, por nigeriani ishte më superior dhe e meritoi fitoren, duke korrur suksesin e 21-të në karrierë (ka edhe 1 humbje). Në peshën e mesme ai mbetet i pamposhtur dhe humbjen e vetme e ka në peshën “light heavyweight” (pesha deri 93kg).

Vettori nuk arriti të mbërrijë te titulli, pasi i mungoi goditja finale edhe pse rezistoi deri në fund, duke bërë një paraqitje të mirë. Për italianin kjo është humbja e pestë në karrierë, ku ka edhe 17 fitore e 1 duel pa rezultat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat