Për Usyk kjo nuk do të jetë një problem...

Boksi

Për Usyk kjo nuk do të jetë një problem...

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 13:19
Për Usyk kjo nuk do të jetë një problem...

Promotori i njohur i boksit Eddie Hearn, tha se sfida e shtatorit  mes britanikut Anthony Joshua e ukrainasit Oleksandr Usyk do të ketë një klauzolë revanshi. Një masë disi e pazakontë, pasi ajo zakonisht vendoset kur kampioni i botës mbron titullin ndaj një sfidanti. Ndërsa në këtë rast, Usyk është i mandatuar nga WBO.

Usyk, ish-kampion bote në peshën “light heavyweight” (pesha deri 93kg), është i pamposhtur në karrierën e tij (10 fitore, 0 humbje).

Ndërsa Joshua numëron 24 fitore  e 1 humbje në karrierë. Klauzola vlen vetëm në rast se Joshua do të humbasë sfidën, çka do të thotë se do të ketë një përballje të dytë mes tyre.

Kjo gjë ndodhi edhe në sfidën mes Joshua e Andy Ruiz jr. Pasi humbi duelin e parë, ku humbi edhe titujt, Joshua u përball sërish me meksikanin 6 muaj më vonë, ku triumfoi. Për Usyk kjo nuk do të jetë një problem, madje një motivim për të fituar në sfidën e parë dhe arkëtuar sërish një shumë të madhe parash në duelin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat