Demolli: Pireva kualifikohet, Bajoku eliminohet

Boksi

Demolli: Pireva kualifikohet, Bajoku eliminohet

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 23:23
Pireva dorën lartë

Besart Pireva është kualifikuar dhe Bashkim Bajoku eliminohet nga Kampionati Evropian për U-22, që po mbahet në Roseto degli Abruzzi në Itali.

“Në ring u paraqit në 52 kg Bashkim Bajoku i cili humbi nga boksieri spanjoll Torres Vardez Joan Manuel.

Në kategorinë 81 kg Besart Pireva kundër fitoi boksierit nga Estonia, Aas Stiven.

Pireva që nga raundi i parë filloi ta bombardoi kundërshtarin, me goditje precize dhe te forta, gjithnjë duke e sulmuar dhe duke tubuar pikë.

Në fund fitoi me rezultat 5:0 dhe tregoi se nuk është rastësisht ndër boksierët më të mirë të Kosovës”, tha Latif Demolli, zëdhënës i Federatës së Boksit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat