Poirier: Kam qenë i mbyllur në kampin tim

Boksi

Poirier: Kam qenë i mbyllur në kampin tim

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 14:49
Poirier: Kam qenë i mbyllur në kampin tim

Pas triumfit në janar të këtij viti ndaj Conor McGregorit në ngjarjen UFC-257, amerikani Dustin Poirier po përgatitet për trilogjinë ndaj irlandezit.

32-vjeçari amerikan në duelin e janarit u hakmor për humbjen e 7 vjetëve më parë dhe tashmë dy ikonat e MMA-së përgatiten për sfidën e tretë.

Poirier ka vijuar përgatitjen e tij në Florida, ku duket se po kryen seancat e fundit stërvitore para duelit të 10 korrikut, UFC-264.

“Kam qenë i mbyllur në kampin tim stërvitor dhe kam qenë i fokusuar vetëm te sfida. Kam ende edhe pak javë në dispozicion për ta kompletuar gjithë fazën përgatitore”, ka thënë Poirier.

“Po punoj fort për ta përmirësuar sulmin tim, me goditje të shkurtra me këmbë. Por nuk kam lënë mënjanë mbrojtjen, pasi e di që Conor do të sulmojë që në fillim.

Por goditjet e mia me shkelma e grushte do ta hedhin sërish KO dhe do ta trullosin si herën e fundit. Do të përsëris të njëjtin rezultat si në janar”, ka shtuar Poirier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat