Nuk ka asnjë reagim nga Wilder

Boksi

Nuk ka asnjë reagim nga Wilder

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 11:53
Nuk ka asnjë reagim nga Wilder

Dueli i peshës së rëndë në boks mes boksierit amerikan Deontay Wilder dhe atij britanik Tyson Fury do të zhvillohet në fillim të tetorit. Fury doli pozitiv me Covid-19 dhe sfida e planifikuar më 24 korrik është anulluar dhe shtyrë.

Gjithsesi, ka gjasa që Wilder të ngjitet në ring më 24 korrik dhe nuk mungojnë boksierët të gatshëm të duelojnë më atë datë. Eddie Hearn, menaxheri i njohur i boksit, u shpreh se britaniku Dillian Whyte është gati të përballet me Wilder më 24 korrik, pas 10 ditësh.

Për momentin nuk ka asnjë reagim nga Wilder, nëse pranon të duelojë me Whyte apo jo.

Ai që ka refuzuar të jetë në ring më 24 korrik është ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, meksikani Andy Ruiz Jr, që u shpreh se për të kjo kohë e mbetur është e pamjaftueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat