Warren: Më vjen keq edhe për Tysonin

Boksi

Warren: Më vjen keq edhe për Tysonin

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 13:53
Warren: Më vjen keq edhe për Tysonin

Frank Warren, promotori i boksierit britanik Tyson Fury, ka deklaruar sot se triologjia ndaj Deontay Wilder do të zhvillohet tetor.

Kjo sfidë ishte planifikuar të zhvillohej më 24 korrik, por pak ditë më parë, Fury, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC), doli pozitiv me Covid-19 dhe ka hyrë në izolim. Pozitivë kanë dalë edhe disa anëtarë të stafit të boksierit britanik.

“Dueli do të zhvillohet në tetor. Për fat të keq, Fury dhe disa të tjerë në stafin e tij dolën pozitivë me koronavirus. Ne nuk mund të bëjmë asgjë, pasi ka rregulla që duhen respektuar. Kjo është koha që po jetojmë, ndaj dueli do të shtyhet.

Më vjen keq edhe për Tyson, që ndihet keq për këtë gjë, pasi ka 20 muaj që nuk duelon, një kohë e gjatë”, u shpreh Frank Warren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat