Fury ka dalë negativ, meçi zhvillohet pas një kohe

Boksi

Fury ka dalë negativ, meçi zhvillohet pas një kohe

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 19:11
Fury ka dalë negativ, meçi zhvillohet pas një kohe

Tyson Fury ka dalë negativ pas një testi anti-Covid të kryer sot, duke u shëruar pas infektimit të 10 ditëve më parë.

Tashmë ai është deklaruar i aftë për të dueluar me Deontay Wilder, sfidë që do të zhvillohet më 9 tetor në Las Vegas (Amerikë).

Mediat amerikane konfirmojnë lajmin se Fury, 30 fitore e 1 barazim në karrierën e tij, ka kaluar koronavirus dhe tashmë mund të rinisë stërvitjen. Pritet që ai të rikthehet për stërvitje në Britaninë e Madhe, pas qëndrimit në karantinë ditët e fundit.

Sfida mes Fury dhe Wilder, e planifikuar për më 24 korrik, u anulua dhe tashmë është vendosur që triologjia të zhvillohet më 9 tetor.

“Fury nuk ka qenë në gjendje të stërvitet për disa ditë pas infektimit, por tani mund të rikthehet në palestër”, shkruajnë mediat amerikane..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat