Donjeta bokson me 27 korrik në Lojërat Olimpike 

Boksi

Donjeta bokson me 27 korrik në Lojërat Olimpike 

Nga: K. G. Më: 18 korrik 2021 Në ora: 17:35
Donjeta bokson me 27 korrik në Lojërat Olimpike 

Boksierja Donjeta Sadiku është para sprovës së madhe në Lojërat Olimpike, të cilat fillojnë nga data 23 korrik dhe përfundojnë me 8 gusht.
Donjeta debuton në Lojërat Olimpike dhe synimi i saj është që të arrijë me të mirën në këtë ngjarje më të madhe. 

Ajo është përgatitur në bazë të mundësive të saja por gjithsesi që shpreson edhe në fat sportiv në Tokio.

“Donjeta Sadiku, boksierja që po synon t'ia kthejë namin boksit të Kosovës me pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Donjeta garon në kategorinë 57-60 kg.

27 korriku është data kur do ta shohim në ring.

T'i japim përkrahje boksieres tonë për të arritur synimet e saj në LO Tokio 2020”, shkruan në faqen e Komitetit Olimpik të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat