Khabib rikthehet në kavaz për hakmarrje

Boksi

Khabib rikthehet në kavaz për hakmarrje

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 13:13
Khabib rikthehet në kavaz për hakmarrje

Khabib Nurmagomedov do të rikthehet në kafazin e UFC-së për të luftuar kundër Rafael dos Anjos, nëse ai e mposht Islam Makhachevin, ka thënë luftëtari brazilian.

Khabibi e njoftoi pensionimin nga UFC-ja pasi fitores kundër Justin Gaethje në tetor të vitit 2020, ku e mbrojti titullin e kampionit të botës në peshat e lehta, me 29 fitore dhe asnjë humbje në karrierë.

Por luftëtari brazilian pretendoi të enjten përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter se Khabibi do të rikthehet në kafaz.

“Sapo dëgjova nga UFC-ja se Islami ka pranuar të luftojë me mua më 30 tetor, 5 runde në Abu Dhabi dhe Khabibi është pajtuar të rikthehet nga pensionimi për t’u hakmarrë për humbjes e vëllait”, shkroi Dos Anjos.

Makhachev vlerësohet nga shumë si kampion i ardhshëm i UFC-së dhe ai është mik shumë i ngushtë, partner stërvitor dhe student i Khabibit.

Mbetet të shihet nëse Khabib e ka dhënë njëmend dritën e gjelbër për një luftë të tillë të mundshme.

Khabib u pensionua pas 29 fitoreve dhe asnjë humbjeje në karrierën e tij mahnitëse në UFC,

Khabibi po e stërvit Islam Makhachevin me shpresë për ta ndihmuar të bëhet kampion në UFC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat