Gjithçka që duhet të dini për meçin Donjeta Sadiku – Caroline Dubois

Boksi

Gjithçka që duhet të dini për meçin Donjeta Sadiku – Caroline Dubois

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 23:25
Donjeta Sadiku – Caroline Dubois

Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, do të përballet me Caroline Dubois nga Britania e Madhe sonte pas mesnate në Lojërat Olimpike.

Meçi do të zhvillohet më 27 korrik në Kokugikan Arena të Tokios dhe parashihet të fillojë në ora 6:24 me kohën tonë lokale dhe në 13:24 me kohën lokale të Japonisë.

Ky cilësohet si një meç tejet i vështirë për Donjeta Sadikun, pasi Caroline Dubois është kampione botërore në kategoritë e reja.

Kush është Donjeta Sadiku?

Donjeta Sadiku (e lindur me 8 Korrik 1999) në Prishtinë është sportiste e cila ka korrur suksese të mëdha në fushën e boksit.

Sadiku është nënkampione e Botës në garat e mbajtura në në peshën 57-60kg, kampione e Evropës në Ordu të Turqisë në peshën 54-57kg, nënkampione e Evropës në garat e mbajtura në Sofia në peshën 54-57kg, kampione e Ballkanit në garat e mbajtura në Turqi në peshën 60-64kg.

Në vitin 2020 ajo fitoi medalje te artë në turneun Debrecen në Hungari në peshën 57-60kg

Kush është Caroline Dubois?

Caroline Dubois është boksiere 20 vjeçare nga Britania e Madhe. Ajo ka gjithsej 37 meçe deri më tani, ku ka fituar në 35 prej tyre, 2 me K.O, ndërsa numëron vetëm 2 humbje.

20-vjeçarja është kampione olimpike për të reja, kampione e botës për të reja dhe katër herë kampione e Evropës për të reja. Ajo normën olimpike e fitoi në turneun olimpik të mbajtur në Londër dhe më pas në Paris.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat