Mehmet Bogujevci largohet nga Federata e Boksit e Kosovës 

Boksi

Mehmet Bogujevci largohet nga Federata e Boksit e Kosovës 

Nga: Kemajl Goca Më: 30 korrik 2021 Në ora: 13:19
Shaban Begolli në të majtë dhe Mehemt Bogujevci në të djathtë

Dita e fundit për Mehmet Bogujevcin si sekretar i përgjithshëm në Federatën e Boksit të Kosovës.

Pas dy dekada Bogujevci largohet nga kjo pozitë! 

Nënkampioni i botës në vitin 1978 në boksin amator, padyshim se nuk e ka pasur të lehtë të largohet nga ky post, por vendosi që t’ju lëshojë rrugë të rinjve.

Mungesa e Bogujevcit do të ndihet shumë në federatë, si emër i madh dhe profesionist i madh. 

Kapiteni i gjeneratës së artë të Prishtinës, që fitoi pesë tituj me klub në ish Jugosllavi! 

Largohet legjenda nga federata, tani dëshiron një jetë të qetë e pa brenga brenda familjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat