Kamer Maloku është gati për meçin e madh në Pejë

Boksi

Kamer Maloku është gati për meçin e madh në Pejë

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 13:09
Kamer Maloku është gati për meçin e madh në Pejë

Të shtunën në Peje do të zhvillohet një spektakel i boksit profesionist ku do të zhvillohen 12 ndeshje, kurse ajo kryesorja do te jete per titull bote UBO ne peshen Super Middle ku do ndeshet Kamer Maloku ndaj kroatit Bosko Mishiq.

Për boksierin e Kosovës që jeton dhe vepron në Gjermani, kjo është ndeshja e tij e parë në vendlindje por edhe me e rendesishmja ne karrieren e deritanishme.

Ne nje intervistë ai thote se ëndra e tij po realizohet dhe ky titull do te mbetet ne Kosove. Ai fton publikun shqiptar qe te jene prezent ne palestren Karagaqi ne Peje pasi ata do jene fuqija e tij ne ring.

Si është ndjenja per tu ndesh per titull bote ne Kosove?

Për mua është një ënder që më realizohet të bëj ndeshje për titull në vendlindjen time. Eshtë diqka që më jep vullnet të luftoj deri në maksimum, kjo nuk do ishte e realizushme pa ndihmen e promotoreve dhe prandaj falenderoj mikun tim Avdyl Salihun dhe Muharrem Gjocaj që e patën besimin tek unë.

Kush eshte kundershtari dhe sa e keni analizuar?

Kundështari eshtë Bosko Mishiq i cili vjen nga Kroacia dhe ka pervoje te madhe ne boksin profesionist pasi ka boksu me shume emra te medhenj. Me gjatesi është më i madh se unë ndërkohë që është majtak. Me stafin tim e kemi studuar mirë, por besoj se perparësia është tek unë sepse boksoj ne vendlindjen time, dhe do kem shume mbeshtetje nga shqipet e mija, ndërkohe që jam maksimalisht i përgatitur për këtë duel dhe nuk do të pranoj asnje befasi.

Si mendoni se do te jete ndeshja?

Kroati sipas deklaratave që i ka jep, po udhëton në Kosovë për të fituar, mirëpo unë nuk do ia jap atë kënaqësi sepse titulli do të mbetet në Kosovë. 

Sa keni mbeshtetje per kete perballje?

Këtë ndeshje po e bëj në mënyrë humanitarë për vendilindjen time, kurse mbështetje kam shumë nga tifozat e mi si dhe publiku shqiptar, sa i përket anës financiare dua të falinderoi sponzorët e mi të regullt Di Miceli Mobility dhe QA Quantum Automotive GmbH dhe promoterat mikut tim Avdyl Salihu dhe Muharrem Gjocaj që e bënë të mundur këtë përbalallje në një kohë shumë të vështirë ku shume kompani kanë pasoja nga Kovid 19. Perveq tyre fatkeqssht nuk kemi kurfar mbështetje nga vendi ynë ose dikish tjetër në Kosovë.

Nje apel i juaji drejtuar fansave te boksit?

Ejani na mbeshteteni, ju jeni forca ime dhe grushti im i tretë. Te bashkohemi dhe deri ne maksimum do lufoj e te festojme se bashku . Ku i ki zhvilluar pergatitjet dhe kush te ka ndihmu ne sparing Kryesht përgatitjet i kam zhvilluar ne Gjermani ne vendin ku jetoj Karlsruhe ku kam pas sparingpartner te ndryshem, si Vincent Feigenbutz , Landry Kore e tjere. 10 ditet e fundit i kam be sterrvitjet me trainerin tim Ralf Bielen qe e viziton Kosoven per her te parë , clubin Kickboxing Menxhiqi ne Vushtrri dhe disa dite në clubin e boksit Peja te Muharrem Gjocaj.

Nwse e fiton kete titull çfarw domethënie ka per ju?

Te fitoj nje titull boteror ne vendlindjen time edhe pse nuk esht prej federateve metë mëdha esht diqka e madhe per mua dhe cdo shqiptar e për gjithë Kosoven sepse kjo hap dhe dyret per shkallët e nalta dhe ku jep vullnet talentav tonë që kemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat