Shiten brenda 24 orëve të gjitha biletat

Boksi

Shiten brenda 24 orëve të gjitha biletat

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 12:00
Shiten brenda 24 orëve të gjitha biletat

Përballja e peshave të rënda mes Anthony Joshuas dhe Oleksandr Usyk ka zgjuar interesim të madh dhe të gjitha biletat janë shitur për 24 orë.

31-vjeçari mban tituj si WBA, WBO dhe IBF, ndërsa do të tentojë të fitojë kundër ukrainasit të pamposhtur në stadiumin Tottenham Hotspur më 25 shtator, transmeton Telegrafi.

Fituesi i medaljes së artë olimpike Joshua u urdhërua nga ËBO për të luftuar me Usyk, pasi dueli i tij me Tyson Fury nuk u jetësua për këtë vit.

Dhe përkundër mbështetësve të lënë të zhgënjyer që ndeshja nuk u materializua, tifozët kanë vepruar shpejt për të parë nga afër një tjetër duel të AJ.

Matchroom ka njoftuar se biletat janë shitur brenda një dite ndërsa 60,000 tifozë po përgatiten të dynden në kryeqytetin e Anglisë.

Joshua nuk ka qenë në aksion që kur ka e nokautoi veteranin bullgar Kubrat Pulev në dhjetor.

Por, ai është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme dhe kërkon të fitojë ndaj ukrainasit që është një kundërshtar i papërshtatshëm.Shiten brenda 24 orëve të gjitha biletat

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat