Të shtunën në Pejë do të zhvillohet një spektakël i boksit

Boksi

Të shtunën në Pejë do të zhvillohet një spektakël i boksit

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 18:22
Të shtunën në Pejë do të zhvillohet një spektakël i boksit

Të shtunën në Pejë do të zhvillohet një spektakël i boksit profesionist ku do të zhvillohen 11 përballje.

Njëra prej ndeshjeve më interesante do jetë edhe përballja mes kosovarit që jeton dhe vepron në Gjermani, Shkelqim Ademaj dhe hungarezit me përvojë Zoltan Czala. “Ndihna shume krenar se mu jep rasti te ndeshem ne vendilindje dhe per kete falinderoi promotoret Muharrem Gjocaj dhe Avdyl Salihu. Kjo është një ëndër e madhe që po realizohet dhe dua ta shfrytzoj maksmalisht duke arrit fitore.

Kundershtari vjen nga Hungaria dhe sipas analizave që ia kemi bo me stafin tim, kemi vërejt se është një bokser shumë i papërshtatshëm dhe me shumë përvoj në boksin profesionist”, thotë Ademaj duke shtuar se “Përgatitjet e fundit i kam zhvilluar ne Pejë por edhe në klubin tim në Gjermani, ku edhe kam shfrytzuar edhe shumë sparingje.  Pres mbështetje maksilame nga familja ime por edhe shokët.

Doja ti falinderoi sponzorat e mi si dhe një falunderim i veqant shkon tek Bahri Tahiri, i cili ishte sponzor kryesor dhe e falunderoi edhe njëhër.

Plani im është që të jem kampion i parë i botës në pëshën e rëndë e që është nga Kosova. Shpresoj ta arrij qëllimin me shumë punë dhe mbështetje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat