Vëllezërit e njohur në Kosovë, largohen nga postet e fuqishme

Boksi

Vëllezërit e njohur në Kosovë, largohen nga postet e fuqishme

Nga: Kemajl Goca Më: 4 shtator 2021 Në ora: 15:32
Mehmet Bogujevci

Në fund të korrikut të këtij viti, Mehmet Bogujevci u largua nga pozita e sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Boksit të Kosovës.

Në fillim të shtatorit të këtij viti, largohet edhe vëllai tjetër i Mehmetit. 

Shefki Bogujevci nuk është selektor i Kombëtares së Kosovës.

Image

Mehmet dhe Shefki Bogujevci

Brenda një muaj largohen dy vëllezërit nga pozitat e fuqishme, njëri nga pozita e sekretarit të përgjithshme dhe tjetri nga pozita e selektorit.

Dy emra të mëdhenj të boksit, vëllezërit Bogujevci, që i takojnë gjeneratës më të lavdishme të boksit në vitet e 70-ta dhe të 80-ta, me Prishtinën e madhe, sot nuk janë pjesë e institucionit. 

Dy emra të mëdhenj, që i dhanë shumë boksit, largohen brenda një muaj!

Mehmet Bogujevci është nënkampion i botës në boksin amator në vitin 1978.

Mehmet Bogujevci u largua me vet dëshirë, por Shefkiu ende nuk dihet sepse ai ende nuk e ka thënë fjalën e tij përfundimtare!

Fundja, vëllezërit u larguan së bashku për një kohë të shkurtër! Pa këta emra boksi nuk e ka fuqinë e dikurshme, jo vetëm pa këta por edhe pa Xhevdet Pecin, Aziz Salihun, Nazif Gashin etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat