Wilder akuza Fury: Mashtroi

Boksi

Wilder akuza Fury: Mashtroi

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 13:24
Wilder akuza Fury: Mashtroi

Boksieri amerikan Deontay Wilder, në prag të duelit të 9 tetorit ndaj kampionit të botës në peshën e rëndë, britanikut Tyson Fury, i është rikthyer shtyrjes së duelit që këta dy boksierë kishin planifikuar për më 24 korrik.

Sfida u shty pasi Fury doli pozitiv me Covid-19.

Wilder, 42 fitore, 1 humbje, 1 barazim, nuk beson se Fury ka dalë pozitiv dhe koronavirus ka qenë një pretekst për ta shtyrë sfidën. “Ata po përpiqen të largohen nga ne, por unë po vrapoj drejt tij.

Unë nuk besoj se ai ka patur Covid”, u shpreh Wilder.

“Ai ka qenë në vende të ndryshme dhe e di që nuk po bënte një fazë përgatitore të mirë. Unë kam patur një djalë që më ka treguar shumë gjëra, se si ata po përpiqeshin ta sillnin Fury në gjendjen optimale, pasi nuk ishte në formë. Gjithçka ka qenë mashtrim”, tha Wilder.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat