McGregor e ka humbur toruan, kërkon të rrahë këngëtarin

Boksi

McGregor e ka humbur toruan, kërkon të rrahë këngëtarin

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 11:52
McGregor e ka humbur toruan, kërkon të rrahë këngëtarin

Conor McGregor e ka humbur tërësisht toruan kohët e fundit, teksa pas dështimeve të fundit në kafaz kthehet protagonist me veprimet e papërgjegjshme në jetën private.

Luftëtari i UFC-së ishte i pranishëm në mbrëmjen gala të ndarjes së çmimeve të MTV-së, por rrezikoi ti jepte një njollë nisjes së saj.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, McGregor ka kërkuar një foto rreperit Machine Gun Kelly, i cili ka refuzuar një ofertë të tillë. Kaq ka mjaftuar që ish-kampioni i dyfishtë në MMA të humbiste qetësinë e tij dhe të kërkonte një konfrontim fizik.

McGregor ka hedhur pijen e tij në drejtim të MGK, por menjëherë kanë ndërhyrë punonjësit e sigurisë.

Këta të fundit kanë shmangur një sherr mes palëve, që do e kthente tapetin e kuq në një oktagon të vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat