Lajm i mirë, do të ketë të holla edhe për boksierët

Boksi

Lajm i mirë, do të ketë të holla edhe për boksierët

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 12:07
Lajm i mirë, do të ketë të holla edhe për boksierët

Për herë të parë në hitorikun 75 vjeçar, Federata Ndërkombëtare e Boksit (AIBA), do të shpërblejë me të holla, të gjithë fituesit e medaljeve në Botërorin e ardhshëm në Beograd. Fondi shërblyes është caktuar në 2.6 mln dollar.

Fituesit e medaljes së artë, arkëtojnë tojnë 100 mijë dollar, ato me medalje të argjendit përfitojnë 50 mijë dollar, ndërsa fituesit e medaljes së bronzit, do të arkëtojnë rreth 25 mijë dollar.

Presidenti i AIBA-s, Umar Kremlev, potencoi se boksierët meritojnë shpërblimin nga Federata për kohën dhe mundin e tyre.

“Kjo është hera e parë që AIBA ka caktuar shpërblime për medalistët në Botërorit të boksit. Të hollat janë të merituara duke pas parasysh vitet e përgatitjeve dhe mundimet e bëra që të arkëtohet një vend në podium,” tha mes tjerash Kremlev.

Kujtojmë se Kampionati Botëror në boks do të zhvillohet në Beograd, nga 24 tetor e deri më 6 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat