Skandal në boksin shqiptar, rrahje masive

Boksi

Skandal në boksin shqiptar, rrahje masive

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 13:36
Skandal në boksin shqiptar, rrahje masive

Sherr masiv në ndeshjen finale të kampionatit shqiptar të boksit të vlefshme për peshën 75 kg.

Pas duelit mes Alban Beqirit të Tiranës dhe Arjon Kajoshit të Vllaznisë, tifozë e boksierë të të dy ekipeve kane zbritur në parket duke u konfliktuar fizikisht.

Ndeshja u fitua nga Kajoshi i Vllaznisë, por tifozët, trajnerët dhe boksierët e Tiranës nuk ishin dakord me këtë rezultat duke bërë që përveçse në ring edhe në parket të plasë grushti.

Për momentin ndeshjet finale janë ndërprerë dhe ka ndërhyrë policia ndërsa situata vijon e tensionuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat