Përleshje jashtë ringut në finale/ Degjeneron kampionati i boksit në Shkodër. Tirana bojkoton ndeshjet

Boksi

Përleshje jashtë ringut në finale/ Degjeneron kampionati i boksit në Shkodër. Tirana bojkoton ndeshjet

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 23:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Për 3 ditë me radhë në Shkodër u zhvillua kampionati kombëtar i boksit ku pjesëmarrëse ishin 7 ekipet më të mira të Shqipërisë. Pretendente që në fillim ishin Vllaznia e Shkodrës dhe ekipi i Tiranës, rivalitet i cili vazhdoi në të gjitha ndeshjet deri në ditën finale.

Përballja në ring mes Arjon Kajoshit dhe Alban Beqirit të Tiranës ishte më e rëndësishmja e turneut. Boksi i nisur në ring, përfundoi në të gjithë pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Shkodrani Kajoshi fitoi titullin kampion por ekipi kryeqytetas kontestoi arbitrimin. Pas ndeshjes, përplasja në distancë me tifozët, degjeneroi në konflikt fizik mes tifozëve, trajnerëve dhe boksierëve.

Kjo ishte pamja e krijuar në pallatin e sportit, ku në ring zbritën tifozë të dhunshëm që sulmuan një pjesëtar të stafit të ekipit të Tiranës dhe boksierët që mundoheshin të ndalonin përleshjen. Pas disa minutash tension dhe dhunë, ka mbërritur policia e cila ndaloi përleshjen.

Pas këtyre skenave, ekipi i Tiranës vendosi të tërhiqej nga kompeticioni dhe në fund, Vllaznia u shpall kampione me 7 tituj. Flamurtari në vendin e dytë me 2 medalje të arta dhe e treta ekipi i Studentit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat