Boksit i Kosovës po merr pjesë në qindra turne, por nuk e ka asnjë medalje evropiane, botërore e olimpike 

Boksi

Boksit i Kosovës po merr pjesë në qindra turne, por nuk e ka asnjë medalje evropiane, botërore e olimpike 

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shtator 2021 Në ora: 18:31
Boksit i Kosovës po merr pjesë në qindra turne, por nuk e ka asnjë medalje evropiane, botërore e olimpike 

Sa e sa herë pyesin dashamirët e boksit, pse boksi nuk ka fituar as një medalje zyrtare në garat ndërkombëtare për seniorë, që nga koha e pranimit në AIBA e EUBC?

Çfarë po ngjan me sportin me të suksesshëm në vitet e 70-ta dhe të 80-ta?

Boksi i Kosovës sot nuk e ka asnjë profil të Mehmet Bogujevcit, as të Aziz Salihut, as të Xhevdet Pecit, as të Sami Buzollit, as të Nazif Gashit, as të Fatmir Makollit, as të Beqir Berishës, as të Afrim Majancit etj.   

Kah po shkon boksi i Kosovës tash e shumë vite?

Po marrin pjesë në shumë turne, thuajse me qindra turne, por mjerisht deri me sot, që nga koha e pranimit në EUBC dhe AIBA,  nuk ka të paktën një medalje të bronztë për seniorë në Kampionatin Evropian, Botëror dhe në Lojërat Olimpike!

A duhet të ndryshojë qasja e veprimit të këtij sporti që ka talentet e mëdhenj?

Sa e sa herë është thënë edhe nga vetë njohësit e këtij sporti, se ndryshimi i qasjes së punës duhet sa më parë, por ka hasur në veshët të shurdhët.

A duhet të kënaqemi me medalje të turneve të ndryshëm por pa medalje në garat zyrtare, aty ku futesh në histori? Jo vetëm boksi, por edhe disa sporte kolektive në Kosovë, po kënaqem me spektakle të turneve dhe të garave private.

Është koha që boksi t’i përvjelë mëngët, t’i marrin gjëra seriozisht që nga klubet e deri të Federata e Boksit e Kosovës. Të marrin modelin e xhudos, të trajnerit Driton Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat