“UFC 266”, me 25 shtator me 2 duele për titull kampion

Boksi

“UFC 266”, me 25 shtator me 2 duele për titull kampion

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 11:30
“UFC 266”, me 25 shtator me 2 duele për titull kampion

Më 25 shtator, në Las Vegas, do të zhvillohet eventi “UFC-266” në artet marciale mikse, që do të sjell dy duele për titullin kampion.

Në peshën e lehtë (53-57kg), kampionia në fuqi, Valentina Shervçenko, do të mbrojë titullin kampion ndaj amerikanes Lauren Murfi. Ndërsa te meshkujt do të zhvillohet sfida për titullin kampion të peshës mesme (deri 66 kg), mes kampionit në fuqi, Aleksander Volkanovski dhe sfidantit Brian Ortega.

Në eventin UFC-266 rikthehet në kafaz pas 6 vitesh mungesë edhe Nik Diaz, vëllai i Nejt Diaz. Ai do të duelojë në peshën e mesme ndaj amerikanit Robie Louer.

Duelet kryesore në UFC-266

Alexander Volkanovski – Brian Ortega

Valentina Shevchenko – Lauren Murphy

Nick Diaz – Robbie Lower

Curtis Blaydes – Jairzinho Rozenstruik

Jessica Andrade – Cynthia Calvillo

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat