Kallashi ne eventin e madh te “Universum Promotion”

Boksi

Kallashi ne eventin e madh te “Universum Promotion”

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 17:59
Kallashi ne eventin e madh te “Universum Promotion”

Aleksander Kallashi boksieri i “ArenaRing Management Promotion” të shtunën në Hamburg do të zhvilloj ndeshjen e tij të katërt në boksin profesionist kurse kundërshtar i tij do jetë turku me prejardhje gjermane, Darian Yasar i cili deri me tani nuk ka asnjë humbje (8.0.1).

Menaxheri i Kallashit, Avdyl Salihu, thotë se kjo do jetë një përballje në mes dy boksereve që ende nuk kanë humbur ne karrierën e tyre, por që beson shume se boksieri i tij do te vazhdoj serine e fitoreve.

Promotor i eventit është boksieri i njohur shqiptar Senad Gashi se bashku me menaxhmentin e njohur gjerman ‘Universum Promotion’. E pranuam ketë ndeshje sepse kam besim te plot tek përgatitja fizike e Kallashit i cilit i duhet përballje te tilla për te dëshmuar se me te vërtet është një boksier i fuqishëm. Kundërshtarin e tij e kemi analizuar dhe i kemi vërejt disa mangësi që besoj do ti shfrytëzojmë gjate ndeshjes.

Kjo përballje do te jete e bukur por shpresoj se ne fund boksieri im do te fitoj”, tha Salihu.

Ndryshe, bashkëpunimi i mirë ne mes Kallashit dhe Salihut ka ndikuar qe boksieri shqiptar te vazhdoj kontratën me “ArenaRing Management Promotion” edhe për 5 vitet e ardhshme ku priten edhe shume ndeshje te bukura si dhe vitin e ardhshëm është paralajmëruar përballje për titull UBO internacional ne Fier të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat