Marku, gati të merr titullin “IBF International

Boksi

Marku, gati të merr titullin “IBF International

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 11:59
Marku, gati të merr titullin “IBF International

Boksieri nga Shqipëria, Florian Marku do të përballet sonte me rumumin Maksim Prodan, në një përballje që do të zhvillohet në stadiumin e Totenhamit, në Londër, rreth orës 20:00, e vlevshme për titullin “IBF International”, në peshat e mesme.

Gjatë matjeve, boksieri shqiptar pati probleme me peshën por gjithçka u rregullua më vonë dhe tani dy boksierët janë gati për të dhuruar spektakël.

Floriani para duelit është shprehur shumë optimist në rrjete sociale, ku disa herë ka theksuar se përball Prodan do ta fitojë titullin e tij të parë në karrierën e tij profesioniste.

Kujtojmë se Maksim Prodan ka zhvilluar 20 përballje, ku numëron 19 fitore dhe një disfatë, ndërsa Florian Marku ka zhvilluar 9 përballje profesioniste, me 8 fitore dhe një disfatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat