“Shqiponja e zezë” Ervis Bici fiton titullin evropian

Boksi

“Shqiponja e zezë” Ervis Bici fiton titullin evropian

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 17:56
“Shqiponja e zezë” Ervis Bici fiton titullin evropian

Premion e jep për bamirësi Shqiponja e zezë Ervis Bici fiton titullin Europian "Premium për bamirësi".

Pas ndeshjes së zhvilluar në Sheshi Skënderbej në kuadër të eventit Albulena Fight Night, kampioni shqiptar i Muay Thai ka marrë titullin e radhës në karrierën e tij tanimë të shkëlqyer duke u shpallur kampion Europe, MTSA.

I asistuar nga legjenda e Muay Thai, Sak Kaoponlek dhe traineri i tij Emirian Bici arrin të sjellin në Tiranë dhe në Shqipëri titullin e jashtëzakonshëm Europian.

Image

Duket se është një moment i mirë për luftëtarët shqiptarë. Pas Ervis Bicit edhe Florian Marku u shpall kampion bote. Ai kishte deklaruar paraprakisht se nëse do të fitonte premium do të shkonte për bamirësi.

Çmim i majmë, që do të shkojë për bamirësi dhe do të jepet ditën e hënë në orën 18, në një festë madhështore në Gjirin e Lalëzit.

Image

Me një karrierë të ndritshme, kryesisht në Itali, ai ka kaluar edhe një jetesë me peripeci, por rrallë gjen njerëz që talentin, forcën, strategjinë dhe garën e ka kombinuar aq bukur me shpirtin shqiptar, për të dalë vazhdimisht triumfator. Jo vetëm kaq, por Bici ia ka dalë të organizojë evente edhe në Shqipëri dhe të gjithë të ardhurat shkojnë për bamirësi.

“Shqiponja e Zezë”, nofka e tij, ka hapur një dritare plot shpresë për të ardhmen e kampionit dhe për njohjen e Shqipërisë në mbarë botën përmes këtij sporti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat