Usyk ka dy fjalë për meçin Wilder-Fury

Boksi

Usyk ka dy fjalë për meçin Wilder-Fury

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 17:40
Usyk

Më 9 tetor do të zhvillohet edhe meçi i tretë mes Tyson Furyt dhe Deontay Wilder.

Meçi i fundit i takoi Furyt, i cili fitoi me nokaut teknik në raundin e shtatë, duke u treguar shumë më i mirë se Wilder.

Edhe pse Fury po konsiderohet favorit, kampioni i botës në boks që mposhti një javë më parë Joshuan, Oleksandr Usyk thotë se nuk duhet anashkaluar Wilder.

“Do të jetë një meç i mirë. Mos e anashkaloni Wilderin, pasi ai ka goditjen e nokautit. Do ta shoh patjetër dhe jam kurioz se kush do të fitojë”, u shpreh Usyk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat