Shqiptari që u shpall kampion Europe në sportin e Mauy Thai: 33 vjeç humba babanë

Boksi

Shqiptari që u shpall kampion Europe në sportin e Mauy Thai: 33 vjeç humba babanë

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 17:15
Shqiptari që u shpall kampion Europe në sportin e Mauy Thai: 33 vjeç humba babanë

Me dy tituj kampion Europe dhe me 4 tituj kampion Itali në Muay Thai( sporti i 8 gjymtyrëve, origjina e kësaj kulture vjen nga Tailanda, sporti më luftarak në botë).

Është fjala për Ervis Bicin, i cili është një prej sportistëve më të suksesshëm shqiptarë të arteve parciale. Edhe pse ka më shumë se 20 vite që jeton në Itali, ai ka zgjedhur që gjithmonë të përfaqësojë Shqipërinë, pasi nuk ndahet dot nga simbolet kuqezi.

39-vjeçari nga Durrësi ishte sot i ftuar në studion e “Shqipëria Live”, ku foli edhe për ndeshjen e zhvilluar në sheshin Skënderbej dhe ka marrë titullin e radhës në karrierën e tij. Ai u shpall kampion Europe, MTSA.

Bici, nofka e të cilit është “Shqiponja e Zezë”, u shpreh se në moshën 33-vjeçare ka humbur babanë. E për të luftuar këtë dhimbje, vendosi që të merrej me boks e më pas përfundoi në Muay Thai.

Ervisi tregoi se ka realizuar edhe dëshirën e babait të tij duke i hyrë këtij sporti, pasi gjithmonë i thoshte “ke shumë energji e duhet të merresh me boks”.

“Zhvillova ndeshje rruge në Breshia të Italisë. 2 ndeshje i fitova me KO. Ndeshjet ishin shumë të forta, ku theva një pjesë nga kocka e mollëzës, ndërsa bashkë me kundërshtarin përfunduam në spital. Pastaj kushëriri më tha se ti duhet të futesh në ring, jo rrugëve. Je i prirë për këtë sport. Kushëriri më ka parë që i vogël dhe e dinte se më pëlqenin sportet e tilla”, tha Bici.

I pyetur se pse ka zgjedhur që të përfaqësojë Shqipërinë dhe jo Italinë, ai tha:

“Luftoj për flamurin, mund të jetoj edhe në hënë, por prapë shqiptar jam. Gjithmonë futem me flamur dhe me muzikë shqiptare, më jep energji. Nëse nuk e kam flamurin mbi shpatulla nuk kam aq energji, më duket sikur kam gjithë shqiptarët me mua. Sikur me japin kurajo, zemër”.

Ndërsa duke folur për ndeshjen e bërë së fundmi në sheshin Skënderbe, ai tha se kanë qenë emocione që nuk përshkruhen me fjalë, pasi kishte përgjegjësi më të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat