Haxhi Krasniqi paralajmëron rrugët ligjore

Boksi

Haxhi Krasniqi paralajmëron rrugët ligjore

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 18:00
Haxhi Krasniqi paralajmëron rrugët ligjore

Haxhi Krasniqi ka paralajmëruar se do të ndjekë rrugët ligjore ndaj veprimit të jurisë, pasi mendon se u vodh në mbrojtjen e titullit të botë në IBO.

Dominci Bosel u shpall kampioni i ri i botës me pikë nga ana jurisë, në duelin që zgjati plotë 12 raunde.

Pas meçit, boksieri shqiptar ka thënë se është pikëlluese që iu mor titulli në atë mënyrë, duke thënë se do t’i ndjekë rrugët ligjore.

“Është shumë e trishtueshme për boksin gjerman. Ju mund ta shihni që unë mund të fitoja vetëm duke nokautuar. E gjithë bota e pa që unë fitova. Ndihem i vjedhur”, ka thënë Krasniqi pas disfatës së tij në Magdeburg.

34-vjeçari gjithashtu kishte edhe një mesazh për promovuesin e tij Ulf Steinforth: “Në njëmbëdhjetë vjet kam falënderuar gjithmonë Ulf. Por, tani do të doja të sqaroja se çfarë lloj biznesi është. Ju mund ta bëni këtë me një avokat. Unë dua drejtësi”.

Për dymbëdhjetë raunde, Krasniqi dhe kampioni i ri botëror Bosel patën një betejë tërheqëse në ring. Në fund, vetëm njëri nga tre gjyqtarët e vendosi Haxhi Krasniqin përpara.

“Si dominues, barazimi do të ishte gjëja e fundit. Përndryshe, nuk kam asnjë ide për boksin”, shtoi boksieri shqiptar.

Edhe ish-boksieri dhe eksperti i ARD, Henry Maske gjithashtu tha se ai pa më shumë një barazim se sa një humbje për Krasniqin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat