Vjen edhe reagimi i McGregorit pas luftës klasike Fury – Wilder

Boksi

Vjen edhe reagimi i McGregorit pas luftës klasike Fury – Wilder

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 15:51
Fury, Wilder dhe McGregori

Conor McGregor i ka lartësuar Tyson Furyn dhe Deontay Wilderin pas luftës së tyre të jashtëzakonshme në trilogjisë e së shtunës për titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë në Las Vegas.

Fury e mbrojti titullin e botës WBC në kategorinë e rëndë me një paraqitje mahnitëse, duke e nokautuar Wilderin në rundin e 11-të në një luftë të paparë.

Edhe vetë boksieri britanik e puthi dyshemenë dy herë, që të dyja në rundin e katërt, por tregoi përsëri forcë magjike për t’u riaftësuar dhe për ta rimarrë veten në kohë për ta arritur triumfin madhështor.

Lufta e tretë Fury – Wilder do të mbahet në mend pa dyshim si njëra prej luftërave më të mira në historinë e boksit.

Por ylli i MMA-së, arteve të përziera marciale, McGregor beson se të dy boksierët ishin fitues natën e së shtunës, për shkak të luftës madhështore që bënë në ring.

“Luftë madhështore. Të dy ata janë luftëtarë dhe fitues”, shkroi McGregori në Twitter.

“Është e vështirë të mos mahnitesh me Deontayn. Ai gati sa nuk fitoi kundër një njeriu më të madh. Luftë madhështore. 18 kilogramë dallim në peshë është SHUMË”, nënvizoi ai.

“Nderime për të dy boksierët, ata bënë luftëra shumë të kënaqshme në trilogjinë e tyre. Shkalla e aftësive të tyre është e veçantë por shumë e përafërt. Kjo ishte një trilogji madhështore në kategorinë e rëndë”, shtoi ai.

Kjo ishte fitorja e dytë e Furyt ndaj Wilderit që e vulos mbizotërimin e britanikut ndaj amerikanit.

31-vjeçari po ashtu vijon të jetë i pamposhtur si profesionit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat