Mehmet Bogujevci u largu pa ndonjë ceremoni e dhuratë speciale!

Boksi

Mehmet Bogujevci u largu pa ndonjë ceremoni e dhuratë speciale!

Nga: K.Goca Më: 13 tetor 2021 Në ora: 17:34
Mehmet Bogujevci u largu pa ndonjë ceremoni e dhuratë speciale!

Mehmet Bogujevci është shqiptari i parë nga Kosova, që fitoi medalje të argjendtë në Kampionatin Botëror në vitin 1978.

Kapiten i Gjeneratës së artë të klubit të boksit Prishtina në fund të viteve të 70-ta dhe në fillim të viteve të 80-ta, ndërsa si sekretar i përgjithshëm punoi në 20 vitet e pas luftës në Federatën e Boksit të Kosovës. 

Ai u larguar edhe zyrtarisht në fund të muajit korrik nga Federata e Boksit e Kosovës por është interesant se ai u largua nga ky institucion pa ndonjë ceremoni e dhuratë speciale për kontributin që ka dhënë.

Një ceremoni speciale për Bogujevcin do të kishte qenë edhe qershia mbi tortë sepse është emër i madh i sportit të Kosovës.

Me 24 tetor në Beograd mbahet Kampionati Botëror, ndërsa para 43 viteve është mbajtur kjo ngjarje po në këtë vend kur Bogujevci u bë nënkampion i botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat