Paralajmёrimi i Tyson Furyt

Boksi

Paralajmёrimi i Tyson Furyt

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 11:15
Paralajmёrimi i Tyson Furyt

Tyson Fury paralajmëron tërheqjen nga boksi. Kampioni britanik nuk është i sigurt nëse “ka nevojë të luftojë përsëri” pas fitores së tij epike kundër Deontay Wilder.

Kundërshtari i tij i ardhshëm nuk është përcaktuar ende, megjithëse Fury ka lënë të kuptohet se ai mund “të varë dorezat”, pasi i ka arritur të gjitha objektivat e tij në boks.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Më ka mbetur edhe një duel në kontratën time, të shohim se çfarë do të ndodhë. Por unë nuk po mendoj për boksin tani. Nuk e di sa përballje më kanë mbetur. Nuk e di nëse më duhet të luftoj më. Unë nuk e di se çfarë do të sjellë e ardhmja.

Jam i motivuar të zgjohem në mëngjes të bëj pak stërvitje dhe të shijoj ditën time. Nuk kam asnjë qëllim në boks, kam bërë gjithçka dhe kam fituar gjithçka, jam i vetmi që e kam bërë në epokën time. Gjithmonë do të jem kampioni i WBC, WBA, WBO, IBF, që do të mbetet në histori.”

Që nga fitorja ndaj Wilderit, analistët e boksit janë shprehur se nuk do të befasoheshin nëse Fury do të tërhiqej nga ringu.

Fury aktualisht po i nënshtrohet një ndalese standarde 45-ditor nga Komisioni Atletik i Shtetit Mevada, në mënyrë që ai të mund të rikuperohet pas duelit të së shtunës së kaluar, në Las Vegas.

Dillian Whyte, i cili do të përballet me Otto Wallin më 30 tetor, mund të jetë kundërshtari i radhës për Fury vitin e ardhshëm.

Të pasionuarit e boksit shpresonin të shihnin një duel unifikues të peshave të rënda mes Fury-t dhe Joshuas para se ky i fundit të dorëzohej ndaj Oleksandr Usyk, muajin e kaluar.

Joshua ka aktivizuar klauzolën e përsëritjes së duelit me ukrainasin, por nuk mund të përballet me Fury-n nëse nuk hakmerret ndaj Usyk.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat