Kosova në Budvë, synon rezultate në Evropian

Boksi

Kosova në Budvë, synon rezultate në Evropian

Nga: K.G. Më: 14 tetor 2021 Në ora: 15:42
Kosova në Budvë, synon rezultate në Evropian

Boksierët e talentuar të Kosovës synojnë rezultate të mira në Kampionatin Evropian U-18. 

Selektori Besim Brahimi ka përzgjedhur më të mirët dhe synon më të mirën në Evropian. 

“Kosova me katër boksierë u nisën për në Kampionatin Evropianin U18 në Budvë.

Ekipi ynë kombëtar i boksit u nis sot në mëngjes për Budvë që mbahet Kampionatin Evropian nga 15 tetori e deri më 23 tetor. Sot hidhet shorti dhe nesër e premte nga orën 15:00  fillon sesioni i parë i eliminimeve .

Selektori Besim Brahimi do të mbështetet në katër talentë për të arritur fitore për medalje. 

Përbërja e Kosovës: Lorent Murati 57 kg, Loris Idrizi 67 kg, Leotrim Muli 71 kg, Taulant Jakupi 86 kg”, njofton Federata e Boksit e  Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat