Wilder përgëzon Fury për fitoren

Boksi

Wilder përgëzon Fury për fitoren

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 13:33
Wilder përgëzon Fury për fitoren

Më në fund, Deontay Wilder i ka dhënë hakun e fitores rivalit të tij Tyson Fury, disa ditë pas sfidës së zhvilluar në Las Vegas. Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, boksieri amerikan ka folur për duelin e tretë mes dy ikonave të peshës së rëndë, fituar nga Fury me KO në raundin e 11-të.

“Uau, çfarë mbrëmje që ishte ajo e 9 tetorit. Para së gjithash dua të falënderoj Zotin, që më dha mundësi t’i jap botës një pjesë nga vetja ime, i udhëhequr nga pasioni dhe vendosmëria. Dua të falënderoj ekipin tim dhe fansat, që qëndruan krahë meje në këtë proçes të gjatë”, tha Wilder.

“Do të gënjeja do të thosha se nuk mbeta i zhgënjyer nga ky rezultat, por pasi reflektova për udhëtimin tim shoh se ajo Zoti donte që unë të shprehja është më e madhe se ajo që unë prisja që të ndodhte. Nuk arritëm fitoren, por njerëzit e mençur thonë se fitoret janë në leksionet që njeriu merr në jetë”, tha boksieri amerikan.

“Kam mësuar se ndonjëherë duhet të humbasësh për të fituar. Edhe pse doja fitoren, u argëtova shumë dhe më bëhet qejfi që fansat janë argëtuar edhe më shumë. Shpresoj të kem treguar se jam një luftëtar në këtë sport. Nuk ka rëndësi se sa fort goditesh, pasi gjithnjë mund të ngrihesh dhe të duelosh sërish për atë që beson”, tha Wilder.

Në fund, ai flet për rivalin e tij: “Në fund, por jo më pak për nga rëndësia, dua të përgëzoj për fitoren Tyson Fury. Faleminderit për kujtimet e mëdha që dhuruam së bashku dhe që do të zgjasin e kujtohen përgjithnjë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat