Boksieri që tremb më shumë Tyson Furyn

Boksi

Boksieri që tremb më shumë Tyson Furyn

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 12:58
Boksieri që tremb më shumë Tyson Furyn

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC), ka zgjedhur atë që ai e mendon si rivalin më të rrezikshëm për të në këtë Divizion. Bëhet fjalë për britanikun tjetër Joe Joyce, 36 vjeç dhe i pamposhtur në karrierën e tij (13 fitore, 0 humbje).

Joyce është mandatuar të duelojë për titullin kampion bote në kategorinë WBO vitin tjetër.

Ai pritet të duelojë me fituesin që do të dalë nga revanshi Joshua-Usyk, sfië që do të zhvillohet në pranverën e 2022-shit.

Frank Warren, menaxheri i Tyson Fury, tha: “Po flisja me Tyson dhe më konfirmoi se për të Joe Joyce është më i rrezikshmi në këtë peshë. Ndoshta një ditë ata mund të duelojnë mes tyre, pasi Tyson nuk ka frikë askënd. Është i fortë, ka zemër dhe sheh gjithnjë përpara”.

“Tyson e sheh Joyce si një boksier dhe rival të fortë, pasi ka grusht të fortë dhe fizik të mirë”, tha më tej Frank Warren. Sfida e fundit e Joyce ka qenë në korrik të këtij viti, kur mposhti me KO teknik në raundin e gjashtë francezin Carlos Takam.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat