Kosovës i ndalohet pjesëmarrja në Kampionatin Botëror, reagon KOK-u

Boksi

Kosovës i ndalohet pjesëmarrja në Kampionatin Botëror, reagon KOK-u

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 13:30
Kosovës i ndalohet pjesëmarrja në Kampionatin Botëror, reagon KOK-u

Boksierëve të Kosovës iu ndalohet hyrja në Serbi për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror!

Komiteti Olimpik i Kosovës me shqetësim të madh ka pritur lajmin se ekspedita e boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit, që prej 24 tetor deri më 6 nëntor 2021 mbahet në Beograd të Serbisë.

Ekspedita e boksit ishte nisur në orët e hershme të mëngjesit, për të kaluar përmes kufirit në Konçul, por përkundër pritjeve shumëorëshe, policia serbe nuk ka lejuar hyrjen e tyre, gjë që ka bërë që ekspedita e boksit të kthehet për në Prishtinë.

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, janë në kontakt të vazhdueshëm me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje emergjente dhe ekipi i boksit të Kosovës të niset sërish drejt Beogradit për të garuar i barabartë me shtetet tjera pjesëmarrëse në botëror, reagon KOK-u.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat