Reagon Ministria e Punëve të Jashtme për ndalesën e boksierëve të Kosovës nga Serbia

Boksi

Reagon Ministria e Punëve të Jashtme për ndalesën e boksierëve të Kosovës nga Serbia

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 17:50
Reagon Ministria e Punëve të Jashtme për ndalesën e boksierëve të Kosovës nga Serbia

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar pasi iu ndalua hyrja në Serbi boksierëve nga Kosova.

MPJ nëpërmjet një reagimi ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës së bashku me aleatët, po punon fuqishëm që t’i largojë barrikadat ilegale të Serbisë në Kampionatin Botëror.

“Pasi ekipi kombëtar i boksit të Kosovës është bllokuar ilegalisht nga Serbia në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, qeveria së bashku me aleatët po punojnë fuqishëm që të largojnë barrikadat ilegale kundër garës fer në kampionatin botëror”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Ekipi përfaqësues i Kosovës në boks nuk u lejua të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet nga 24 tetori deri më 6 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat