AIBA presion Serbisë për Kosovën 

Boksi

AIBA presion Serbisë për Kosovën 

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 18:03
AIBA presion Serbisë për Kosovën 

AIBA siguron KOK-un se po bëjnë çmos për të gjetur zgjidhje për ekspeditën tonë të boksit.

Komiteti Olimpik i Kosovës është në kontakt të vazhdueshëm me drejtues të AIBA-s (Federata Botërore e Boksit), për të gjetur një zgjidhje për ekspeditën e boksit të Kosovës, të cilët nuk u lejuan të hyjnë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit, që mbahet në Beograd të Serbisë.

Në lidhje me këtë, sekretari i përgjithshëm I AIBA-s, Istvan Kovacs, i ka dërguar letër sekretarit të përgjithshëm të KOK-ut, Besim Aliti, për t’i konfirmuar përpjekjet që AIBA po bënë për të gjetur një zgjidhje për Kombëtaren e Kosovës në boks.

“AIBA po vazhdon të bëjë atë që mundet për të zgjidhur situatën, në lidhje me hyrjen e delegacionit të Federatës së Boksit të Kosovës për në Serbi, për të marrë pjesë në botërorin e boksit”, thuhet në letrën e AIBA-së.
“AIBA synon të sigurojë një botëror mikpritës për çdo boksier, sepse bota e boksit nuk njeh kufij. Ne besojmë se të gjithë sportistët duhet të kenë një shans të drejtë për të garuar dhe të demonstrojnë aftësitë e tyre më të mira në ring. Sporti synon të bashkojë njerëzit dhe duhet të jetë i lirë nga politika kombëtare”,
shkruan tutje në letrën e

AIBA-së, të cilët i kanë bashkëngjitur KOK-ut edhe kërkesën e tyre të bërë për Federatën e Boksit të Serbisë.
AIBA kërkon po ashtu nga KOK-u që t’i mbajë me informacione të përditësuara për delegacionin e boksit, në mënyrë që shtëpia e boksit botëror të bëjë çfarë të mundet që boksierëve tanë t’i mundësohet hyrja në Serbi dhe garimi në botëror.

Sot gjatë ditës, ekipi i boksit të Kosovës nuk u lejua të hynte në Serbi, derisa pas shumë orë pritjesh në kufi, janë kthyer në Prishtinë, me shpresën për të udhëtuar sërish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat