Qeveria e Serbisë bllokon kalimin e kufirit për ekipin e boksit të Kosovës

Boksi

Qeveria e Serbisë bllokon kalimin e kufirit për ekipin e boksit të Kosovës

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 21:39
Ekipi i boksit nga Kosova

Për herë të dytë ekipit të boksit kosovar të Kosovës nuk i është lejuar hyrja në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit që është duke u zhvilluar në Beograd.

Pas bisedimeve mes KOK-ut, AIBA-s dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, ekspedita e boksit u nis sonte për herë të dytë drejt pikës kufitare në Merdarë, pa veshur uniformat me simbolet tona shtetërore.

Por, edhe pa simbolet shtetërore në uniformat sportive, ekipit kosovar të boksit nuk iu lejua të kalojnë përtej kufirit.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës Latif Demolli ka treguar se arsyetimi i moslejimit që të kalojnë kufirin ishte se delegacioni kosovar ka hyrë në sistem dhe Qeveria e Serbisë nuk lejon hyrjen e tyre.

Komiteti Olimpik i Kosovës menjëherë ka njoftuar AIBA-n dhe KON-i për veprimin e Qeverisë serbe, vendim ky që po konsiderohet të jetë politik, dhe tentativë për të bllokuar boksierëve tanë garën në Kampionatin Botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat