Këta po e bllokojnë Kombëtaren e Kosovës! Ku je Kaçar, që flet shpesh me shqiptarë 

Boksi

Këta po e bllokojnë Kombëtaren e Kosovës! Ku je Kaçar, që flet shpesh me shqiptarë 

Nga: Kemajl Goca Më: 24 tetor 2021 Në ora: 14:08
Këta po e bllokojnë Kombëtaren e Kosovës! Ku je Kaçar, që flet shpesh me shqiptarë 

Federata e Boksit e Kosovës e di fortë mirë se kush është Nenad Borovçanin, një satelit i kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuqiqi.

Borovçanin është kryetar i Federatës së Boksit të Serbisë, i cili së bashku me Vuçiqin, kanë bërë planin për të penguar Kombëtaren e Kosovës, që të marrë pjesë në Kampionatin Botëror.

Borovçani është njeriu më i afërt i Vuçiqit dhe financohet nga ai.

Image

Borovçanin e Vuqiç, shovenistët që pengojnë Kombëtaren e Kosovës

Këta shovenistë, këta faqezinj, kanë dhënë urdhër që Kosova mos të lejohet të futet në Serbi për të garuar në Kampionatin Botëror. 

As Tadija Kaçar, ish boksier, nuk ka reaguar në asnjë forum deri sot! Kaçar flet shpesh me shqiptarë, me disa nga ish boksierët e viteve të 70-ta dhe të 80-ta.

Përderisa Kaçar në një farë mënyre ka shprehur dëshirën në pranverën e këtij viti të vijë në Kosovë, në turneun “Lah Nimani”, por me disa serbë e kishte anuluar ardhjen, sipas tij, kishte frikë nga shteti serb. Ky informacion ka rrjedhur që moti nga Federata e Boksit e Kosovës.

Po Kaçari sot nuk bën zë, nuk e kundërshton politikën e shovenistëve serb përkatësisht Vuçiqit e Borovçanit. Misioni i Kaçarit nuk është asgjë tjetër, pos kundër shqiptarëve dhe ka të njëjtën mendësi.

Kaçari ka një kopili tjetër diplomatike, e ruan shoqërinë e vjetër të viteve të 70-ta dhe të 80-ta, por kur është me reaguar, as që mërzitet të reagojë.

Edhe Kaçari kundër, vet fakt që hesht! Kaçari raportohet se flet shpesh në telefon me disa nga ish boksierët shqiptarë të viteve të 70-ta e 80-ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat