​Çeku paralajmëron betejë ligjore me Serbinë: Jemi të habitur që BE nuk reagoi për boksierët

Boksi

​Çeku paralajmëron betejë ligjore me Serbinë: Jemi të habitur që BE nuk reagoi për boksierët

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 14:47
Hajrulla Çeku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka paralajmëruar se Qeveria e Republikës së Kosovës po planifikon që t'i ndjekë procedurat ligjore ndaj Serbisë pasi këta të fundit e penguan ekipin e Kosovës që të marr pjesë ne Kampionatin Botëror të Boksit që po zhvillohet në Beograd.

Ai ka thënë se pengesat në hyrje kanë qenë me direktiva nga qeveria serbe.

"Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës e dënojmë rëndë veprimin e Qeverisë së Serbisë për ta penguar Kosovën që të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit. Ne konsiderojnë që ky veprim i organizatorit të këtij kampionati është me direktiva nga Qeveria e Serbisë", ka thënë Çeku.

Ai ka shtuar se Kosova është anëtare me të drejta të plota në AIBA dhe se askush nuk ka të drejtë ta ndalojë pjesëmarrjen e boksierëve tanë në këto evenimente.

Çeku gjithashtu ka shtuar se kjo situatë e ka tejkaluar nivelin sportiv dhe se kjo është një çështje politike për shkak të qëndrimit të Serbisë kundër shtetit të Kosovës dhe se për këtë janë ankuar edhe në Bashkimin Evropian por që janë të habitur që ende nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e tyre.

Çeku ka paralajmëruar se nëse çështja nuk zgjidhet, Kosova do t'i ndjekë rrugët ligjore për ta fituar të drejtën qe u takon sportistëve vendorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat