Selektori i Kosovës dhe polici i Serbisë, godasin me dorëza njëri - tjetrin në kufi!

Boksi

Selektori i Kosovës dhe polici i Serbisë, godasin me dorëza njëri - tjetrin në kufi!

Nga: Kemajl Goca Më: 26 tetor 2021 Në ora: 17:39
Selektori i Kosovës dhe polici i Serbisë, godasin me dorëza njëri - tjetrin në kufi!

Kombëtarja e Kosovës, tri herë u kthye pas nga policia kufitare e Serbisë!

Boksierët tanë nuk i lejuan të shkojnë në Beograd, ku po mbahet Kampionati Botëror në boks. 

Prapaskenat në kufirin në Merdarë, ku kishte edhe humor! 

Aty nuk mungonte edhe humori nga gjithë ajo poshtërsi nga ana e Serbisë. 

Burimet tona të sigurta brenda kombëtares së Kosovës, tregojnë edhe një humor interesant në kufi!

“Polici serb merr dorëzën e boksit të Kombëtares së Kosovës, e shikon dhe e vë në dorë, ndërsa selektori ynë Besim Brahimi, po ashtu e vë një dorëz në dorë të shkollës së boksit.

Polici kufitar si lehtësisht me dorëz e godet në krah selektorin tonë, ndërsa ky ia kthen paksa në fytyrë shumë lehtësisht. Polici i thotë: ‘Kujdes, kujdes’. Ne mbetem të hutuar me guximin e selektorit edhe pse ishte shaka mes tyre", - tregon një burim brenda Kombëtares së Kosovës.    

“Pak bëmë humor me dorëza të boksit, por na vjen keq që po iu ndalojmë, kemi urdhër nga kryeministri i Serbisë, mos me iu leju të futeni në shtetin e Serbisë, na tha polici”, tregon një burim.

Se polici serb me dorëz të boksit të Kombëtares së Kosovës dhe në anën tjetër selektori, e konfirmon edhe Kushtrim Krasniqi, zyrtar për informim në Komitetin Olimpik të Kosovës.

“Kam qenë shumë larg, po i vërejta, selektorin tonë dhe policin serb me nga një dorëz në dorë, duke i rënë njëri – tjetrit në humor, goditje të lehta por krejt në humor e duke qeshur.

Nuk munda të fotografoja atë moment interesant, se ishte moment i shpejt, krejt 3-4 sekonda por edhe nuk lejonin aty në kufi të bënim foto e as incizime, ishte e ndaluar”, konfirmon Krasniqi.   

Më tej tregon edhe një provokim të tyre: “Polici na provokoi kur na ndali, iu drejtua Latif Demollit, sekretarit të përgjithshëm  të Federatës së Boksit të Kosovës:

‘Paskeni ngrënë shumë vezë të ziera’. Demolli nuk mendoj as dy herë, ua kthej me të parën duke ia bërë mat: ‘Jo vezë, por omblet’! Polici mbet i heshtur dhe nuk i erdhi mirë”, tregon një burim brenda Kombëtares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat